Kuvendi i Kosovës ka miratuar marrëveshjen me Danimarkën për shfrytëzimin e Institucionit Korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze.
Pro kësaj marrëveshje përveç deputetëve të mazhorancës votuan edhe deputetët e PDK-së dhe AAK-së, si dhe disa deputetë të LDK-së.
Krahas kësaj të zgjedhurit e popullit miratuan edhe “Marrëveshjen e bashkëfinancimit për hartimin e Projektit për ndërtimin e tunelit në rrugën Tetovë-Prizren”.
Ndërkaq, u miratua edhe marrëveshja me OPEC, e cila ishte rrëzuar javën e kaluar. Kuvendi miratoi edhe Amendamentim i Marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2020.