UBT News

Kuvendi miraton dy projektligje për bashkëpunim juridik ndërkombëtar

Me 68 vota për asnjë dhe kundër Kuvendi i Kosovës ka miratuar në shqyrtim të dytë projektligjin për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet civile, së bashku me dy amandamentet e miratuara.

Kurse, me 63 vota për asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi ka miratuar edhe projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështje penale.

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa kërkoi që kur të diskutohet për ligjet e linjave, të jenë prezent ministrat e atij dikasteri.

Beqa tregoi se arsyeja pse deputetë e PDK-së nuk morën pjesë në votim për Ligjin për Pronë Publike.

“Tek Ligji për Pronën Publike nuk morën pjesë në votim për shkak se ne nuk kemi marr pjesë në diskutim dhe pozita ka diskutuar për këtë ligj shumë të rëndësishëm pa prezencën tonë ne do ta mbështesim atë ligj sepse është i rëndësishëm por ne kërkojmë që së paku kur të diskutohen ligjet e linjes ministrat përkatës me qenë këtu. Ne e dimë që ministrja nuk është këtu, ne si PDK sa i përket ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështje penale ka qenë i nevojshëm dhe i domosdoshëm përmes këtij projektligji synohet të adresohen mangësitë që janë shfaqur përmes këtij zbatimit të këtij ligji në zbatim”, theksoi ai. 

Exit mobile version