Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin për zbatimin e sanksioneve financiare ndërkombëtare të shënjestruara dhe Projektligjin për borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore.
Për projektligjin e parë votuan 71 deputetë, ndërsa për të dytin 67-sosh, mes tjerash edhe deputetë opozitarë.
Kuvendi po vazhdon punimet me pikat të tjera që janë në rend të ditës.