Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë 19 projektligje, ndër të cilat edhe atë për prodhimin, grumbullimin, përpunimin dhe tregtimin e duhanit dhe atë për përkujdesjen ndaj kafshëve. Disa prej projektligjeve janë mbështetur edhe nga deputetë opozitarë.
Me 62 vota për deputetët kanë miratuar edhe projektligjin për arkivat shtetërore.
Kuvendi ka miratuar edhe projektligjin për inspeksionin bujqësor dhe atë të produkteve për mbrojtjen e bimëve, më 61 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
“Tash e kemi në shqyrtim të dytë projektligjin për ndryshmin dhe plotësimin e ligjit për bletarinë. Janë propozuar dy amandamente për këtë projektligj, i hedhim në votim. Të shohim kush është kundër bletëve në këtë rast. Se i njoh këtu që e hanë mjaltën disa fort e ishalla nuk janë kundër bletëve”, ka thënë Konjufca derisa ka shkaktuar të qeshura në sallë.
Për këtë projektligj kanë votuar 66 deputetë, pesë prej tyre nga opozita.
Kuvendi i vazhdon punimet në orën 15:30.