UBT News

Kuvendi miratoi tri Projektligje për FSK-në dhe Ministrinë e Mbrojtjes

Deputetë e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar plotësim-ndryshimet e tri projektligjeve për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes.

Përkrahje këtyre projektligjeve i dhanë edhe grupet parlamentare opozitare.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, tha se këto ndryshime dhe plotësime të projektligjeve janë në përmbushje të detyrave dhe objektivave që ka FSK-ja.

“Shqyrtimi dhe miratimi i këtij projektligji është i nevojshëm për krijimin e bazës ligjore, lidhet me të drejtat dhe obligimet për pjesëtarët e FSK-së, gjithashtu ky ligj do të jetë në funksion të përmbushjes së detyrave dhe objektivave që ka FSK-ja. Vlen të theksohet se këto ndryshme dhe plotësime janë bërë në koordinim të plot me partnerët tanë ndërkombëtar”, tha ai.

Deputetët miratuan Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Ministrinë e Mbrojtjes.

Exit mobile version