Me 59 vota për, dy abstenime e asnjë kundër, deputetët e Kuvendit e kanë miratuar projektligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM).
Për këtë këtë ka reaguar juristja e mediave, Flutura Kusari, e cila ka kritikuar partinë në pushtet Lëvizjen Vetëvendosje. Sipas saj, ky ligj cenon demokracinë, lirinë shprehjes dhe të mediave në vend.
“VV-ja e aprovoi me 61 vota projektligjin anti-europian për Komisionin e Pavarur për Media. Sot është dite erret për demokracinë dhe lirinë e shprehjes dhe te medias ne Kosovë”, ka shkruar Kusari në Facebook.
Ky projektligj është kundërshtuar nga shumica e organizatave ndërkombëtare që merren me lirinë e medias. Po ashtu, Bashkimi Evropian ka shprehur keqardhjen për mosinkorporimin rekomandimet në tre projektligje vendimtare, atë për Zyrtarët Publikë, Komisionin e Pavarur për Media dhe Këshillin Prokurorial të Kosovës.