Kuvendi i Kosovës me 64 vota pro, ka miratuar sot në parim Projektligjin për ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës për vitin 2023.
Kundër miratimit të buxhetit votoi vetëm deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Fatmir Humolli, ndërsa deputetët e partive opozitare u përmbajtën nga votimi.
Pas përfundimit të kësaj pike, kryetari i Kuvendit, mbylli punimet e seancës plenare.
Ndërkohë, Kuvendi nesër sërish do të mblidhet në orën 13:00, ku do të ketë debat parlamentar për gjendjen në shëndetësi.