Kuvendi i Kosovës sot pritet të mbajë seancë të jashtëzakonshme.
Në njoftimin e Kuvendit të Kosovës thuhet se në rend dite është debati Parlamentar për komunikimet e kryetares së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila me Milan Radoiçiq.
Derisa kjo temë është diskutuar edhe të enjten në Kuvendin e Kosovës ki kishte tensione mes deputetëve.
Megjithatë nuk arriti të hynte në rend dite dhe opozita e lëshoi sallën./UBTNews/