Kuvendi i Kosovës pritet të mbaj seancë të jashtëzakonshme për skandalet dhe keq menaxhimin në Korporatën Energjetike të Kosovës.
Ky debat është ftuar nga shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi për në orën 12:00.
Iniciuesi i kësaj seance,Arben Gashi, ka thënë për KosovaPress se është e domosdoshme që Kuvendi të diskutojë skandalet në KEK dhe problemet e vazhdueshme në fushën e energjetikës.
Sipas tij, në sektorin e energjisë elektrike ka keq menaxhim të theksuar, derisa përmend publikimin e mesazheve të koordinatores së partisë në pushtet, LVV-së, Dejona Mihali me ish-kryeshefin e KEK-ut Nagip Krasniqi./UBTnews/