UBT News

​Kuvendi me seancë të hënën, Osmani pritet tu adresohet deputetëve

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se të hënën më 21 nëntor do të mbahet seancë plenare.

Në këtë seancë është paralajmëruar vetëm një pikë e rendit të ditës, “adresimi i Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, deputetëve të Kuvendit të Republikës të Kosovës”.

Kjo seancë është paralajmëruar të mbahet nga ora 09:30.

Exit mobile version