Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë vazhdimin e seancës plenare dhe në rend dite për shqyrtim janë 24 pika të papërfunduara nga seancat paraprake.
Në rend dite ndër të tjera është edhe votimi në lexim të dytë i Projektligjit për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor, si dhe disa marrëveshje ndërkombëtare. Po ashtu në seancën e sotme pritet votimi në lexim të dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zyrtarët publikë.
Vazhdimi i seancës plenare pritet të nisë prej orës 10:00./UBTnews/