Kuvendi i Kosovës, të enjten do të mbajë një seancë të jashtëzakonshme në lidhje me çmimin e energjisë elektrike me kërkesë të partive opozitare, të cilat kërkojnë uljen e çmimit të energjisë dhe largimin e bllok tarifave.
Në mbledhjen e parë të kryesisë gjatë vitit 2024, nuk pati konsensus ndërmjet partive politike për caktim të seancës së rregullt plenare.
Pas mbledhjes së kryesisë, opozitarët kritikuan qeverinë për dështim dhe shprehën gatishmërinë për të shkuar në zgjedhje të reja.