UBT News

Kuvendi mban nesër seancë, shqyrtohet Projektligji për Buxhetin 2022

Kuvendi i Kosovës do të mbajë nesër seancë plenare, duke filluar nga ora 10:00. Gjatë kësaj seance, deputetët do të votojnë për Projektligjin për Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022.

Ndër të tjera, përfaqësuesit e popullit do të votojnë për emërimin e zëvendësdrejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit.

Rendi i ditës:

  1. Miratimi i rendit të ditës,
  2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  3. Pyetjet parlamentare,
  4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-066 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022,
  5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-065 për Produktet Biocide,
  6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08-L-022 për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike,
  7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-029 për punimet nga metalet e çmuara,
  8. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2020,
  9. Propozimi i GP të LVV-së për zëvendësimin e deputetëve në komisione parlamentare,
  10. Zgjedhja e zëvendësdrejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit,
  11. Zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.

Exit mobile version