UBT News

Kuvendi kujton masakrën në Burgun e Dubravës

Kuvendi i Kosovës nisi punimet e seancës plenare duke kujtuar masakrën e Burgut të Dubravës e ndodhur më 19 maj të vitit 1999 në luftën e fundit.

Nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci tha se masakra e Dubravës ishte një ndër masakrat më të rënda që ka ndodhur në Kosovë. Në masakrën e Dubravës ishin vrarë mbi 100 burra shqiptarë, disa ende janë të zhdukur dhe po ashtu ka edhe të mbijetuar.

Në seancën e sotme pritet të shqyrtohet në lexim të dytë Projektligji për turizmin, Projektligji për Policinë Ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës, dhe Projektligjit për Komisionerin Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës. 

Exit mobile version