UBT News

Kuvendi ia vazhdon mandatin Komisionit për Hidrocentrale

Kuvendi i Kosovës ia ka vazhduar mandatin edhe për tre muaj Komisionit Hetimor mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës.

Po ashtu deputetët e kanë miratuar edhe buxhetin për këtë komision që është shtatë mijë e 470 euro për tre muajt e ardhshëm, aq sa i është zgjatur mandati komisionit.

Ky miratim është bërë me iniciativën e deputetes së PDK-së, Eliza Hoxha.

Exit mobile version