UBT News

Kuvendi i Shqipërisë miratoi rezolutën për Kosovën

Rezoluta për Kosovën u miratua këtë pasdite me 101 vota, pas seancës maratonë në Kuvendin e Shqipërisë.

Teksa votohej rezoluta, disa deputetë të opozitës krijuan tensione në sallë, duke bllokuar foltoren.

Rezoluta shpalos mbështetjen e dokumentit të miratuar nga parlamenti i Kosovës dhe kërkon nisjen e një hetimi ndërkombëtar, ku Shqipëria të jetë zëri i saj për të lobuar me Bashkimin Evropian dhe SHBA-në për njohjen si shtet i pavarur nga Serbia.

Kundër kësaj Rezolute ishte Partia Demokratike zyrtare. Mbështetësit e Lulzim Bashës, edhe pse të pranishëm në sallë, nuk morën pjesë në votim.

As kryeministri Edi Rama nuk votoi, pasi u largua më herët nga Kuvendi./tch

Exit mobile version