UBT News

Kuvendi i Kosovës sot me dy seanca, ky është rendi i ditës

Kuvendi i Kosovës sot (e enjte) do të mban dy seanca plenare, njërën në ora 10:00 që është vazhdim i seancave të kaluara dhe seancën tjetër në ora 14:00 me pika të tjera të rendit të ditës, e një ndër to është votimi në lexim të dytë i Projektligjit për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor.

Në seancën plenare, pritet të bëhet edhe votimi i dy anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës.

Po ashtu votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit, për programin e parë për “Financimin e politikave zhvillimore për efektivitetin fiskal, konkurrueshmërinë dhe rritjen e gjelbër”, në mes të Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim. Si dhe votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit, për programin e parë për “Financimin e politikave zhvillimore për efektivitetin fiskal, konkurrueshmërinë dhe rritjen e gjelbër”, në mes të Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim.

Ndërsa, vazhdimi i seancës që fillon në orën 10:00 ka 20 pika të rendit të ditës, ndërkaq seanca e re ka 28 pika./UBTNews/

Exit mobile version