Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë plenare duke filluar nga ora 10:00, ku në qendër të vëmendjes do të jetë shqyrtimi në lexim të dytë i 10 projektligjeve. Para nisjes së punimeve të seancës, në orën 09:00 pritet të mblidhet Kryesia e Kuvendit për të caktuar rendin e ditës për një seancë të radhës.
Gjatë seancës plenare, deputetët do të votojnë për nisma të rëndësishme ligjore që prekin sektorë të ndryshëm, përfshirë masat për produktet themelore në raste të destabilizimit të tregut, sigurimin e detyrueshëm shëndetësor, banimin social, si dhe rregullimin e Maturës Shtetërore. Gjithashtu, pjesë e votimit në lexim të dytë do të jetë edhe projektligji për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”, bashkë me amendamentet për shtetësinë, shërbimet e pagesave dhe menaxhimin e resurseve ujore.
Në anën tjetër, Kryesia e Kuvendit pritet të procedojë për seancat e ardhshme marrëveshjen me Shqipërinë për Lojërat Mesdhetare, projektligjet për energjinë, si dhe emërimet në Këshillin Shtetëror të Cilësisë dhe Komisionin për Provimin e Jurisprudencës. Ky volum i shtuar i punës synon përmbylljen e disa proceseve kyçe legjislative që kanë qenë në pritje.
Rendi i ditës i seancës plenare që nisë në orën 10:00
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-030 për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-028 për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-025 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-032 për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-026 për Shërbimet e Pagesave,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-027 për Lojërat Mesdhetare XXI Prishtina 2030,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-021 për Financimin e Menaxhimit të Resurseve Ujore,
- Shqyrtimi i dytë ë iProjektligjit nr.10/L-022 për Banim Social dhe të Përballueshëm,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-023 për Shtetësinë e Kosovës,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-024 për Lëndët Plasëse,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-029 për Provimin e Maturës Shtetërore.
Rendi i ditës i mbledhjes së Kryesisë
- Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
- Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës:
- Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-007 për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Bordin e Paqes,
- Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-040 për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-031 për Energjinë,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-032 për Energjinë Elektrike,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-044 për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore,
- Emërimi i tre (3) anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, të Agjencisë së Kosovës për Akreditim,
- Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për formimin e Komisionit për dhënien e Provimit të Jurisprudencës.
III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave
