UBT News

Kuvendi i Kosovës i bën ftesë publike AUV-it për kontroll të duhanit

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka kërkuar nga AUV-i masa rigoroze kundrejt zbatimit të Ligjit për Kontrollin e Duhanit si dhe shtim të aktivitetit të inspektorëve sanitarë në teren.

Ftesë AUV-it për kontroll i është bërë edhe nga Kuvendi i Kosovës. Ilir Kërçeli, shef i kabinetit të kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca thotë se ftesa është publike nga sot.

“Mirëpresim në vizitë AUV-in edhe në Kuvendin e Kosovës. Ftesa është publike nga sot”, deklaroi ai.

Ndryshe, Peci tha se “nga sot, zero tolerancë ndaj duhanit në ambiente të mbyllura, hapësira publike, të punës, në hapësira të transportit publik dhe në çdo hapësirë tjetër që përcaktohet me Ligjin Nr. 04/L-156 PËR KONTROLLIN E DUHANIT”.

Exit mobile version