UBT News

Kuvendi fillon seancën, nuk ka kourum për votimin e pikës së parë të rendit të ditës

Kuvendi i Kosovës ka filluar seancën e sotme e cila është vazhdim i asaj të premtes që ishte javën e kaluar.

Punimet i hapi nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, duke thënë se në seancë janë 78 deputetë.

Ajo filloi me pikën e parë të rendit të ditës që ishte “Votimi i Projektligjit nr.08/L-006 për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes ndërkombëtare me Bankën Evropiane për Investime (BEI), për financimin e Projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10”.

Kjo pikë nuk u vendos për votim pasi nuk pati numër të mjaftueshëm të deputetëve.

Exit mobile version