UBT News

Kuvendi dështon t’i miratojë masat emergjente për furnizim me energji

Kuvendi i Kosovës, në mungesë të kuorumit ka dështuar t’i miratojë masat emergjente për furnizimin me energji.

Vetëm 52 deputetë kanë votuar pro këtij vendimi, ndërsa deputetët nga opozita nuk kanë votuar fare, duke u përmbajtur nga votimi.

Kuvendi po vazhdon punimet e seancës së sotme plenare me pikat tjera në rend të ditës.

Exit mobile version