Kuvendi i Kosovës, në mungesë të kuorumit ka dështuar t’i miratojë masat emergjente për furnizimin me energji.
Vetëm 52 deputetë kanë votuar pro këtij vendimi, ndërsa deputetët nga opozita nuk kanë votuar fare, duke u përmbajtur nga votimi.
Kuvendi po vazhdon punimet e seancës së sotme plenare me pikat tjera në rend të ditës.