Kuvendi i Kosovës sërish ka dështuar të votojë Projektligjin për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor.
I njëjti është shtyrë për një seancë tjetër, pasiqë deputetët nuk e kanë miratuar amendamentin e deputetit Visar Korenica, me të cilin kërkohej largimi i pjesëve që parashihnin se e drejta për riprodhim u takon edhe individëve, përveç çifteve të martuara. Kryeparlamentari Glauk Konjufca tha se projektligji do të hidhet në votim kur të ketë konsensus.
Ndërkaq të zgjedhurit e popullit votuan në lexim të dytë Projektligjin për Verëra.
Pas kësaj, deputetët shkuan në pauzë deri në orën 15:30.