UBT News

Kuvajti dënon me vdekje pesë persona, përfshirë të dënuarin për bombardimin e xhamisë më 2015

Mourners pray over the bodies of the victims of the Al-Imam Al-Sadeq mosque bombing, during a mass funeral at Jaafari cemetery in Kuwait City on June 27, 2015. The interior ministry said in a statement that 26 people and the suicide bomber were killed and 227 others were wounded in one of the country's worst bombings and its first ever on a mosque. AFP PHOTO / YASSER AL-ZAYYAT

Kuvajti vari pesë persona të enjten, në mesin e tyre një burrë të dënuar për përfshirje në një sulm vetëvrasës të vitit 2015 të Shtetit Islamik që vrau 26 persona, tha Prokuroria Publike.

Këto ekzekutime janë të parat që kur shtatë persona u vranë në nëntor të vitit të kaluar duke i dhënë fund një moratoriumi pesë vjeçar.

Në një deklaratë, Prokuroria Publike tha se mbikëqyri “zbatimin e dënimit me vdekje në Burgun Qendror të Kuvajtit” kundër pesë personave, shumica e të cilëve ishin të dënuar për vrasje.

Ekzekutimet përfshinin edhe Abdulrahman Sabah Saud, i cili është i dënuari kryesor në shpërthimin e vitit 2015 që goditi një xhami shiite në kryeqytet gjatë lutjeve të së premtes. Ky ishte sulmi më i përgjakshëm në historinë e Kuvajtit.

Një person tjeter nga Sri Lanka u dënua me vdekje për akuzat e drogës.

Prokuroria Publike tha se të pesë ishin ekzekutuar me varje.

Amnesty International tha se masa ishte “një shembull tjetër i rritjes shqetësuese të përdorimit të dënimit me vdekje” në Kuvajt./UBTNews/

Exit mobile version