UBT News

Kushtetuesja sot mban seancë për votën e Etem Arifit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës do të mbajë sot seancë dëgjimore publike në orën 10:00, për trajtimin e kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje që Qeveria Hoti të shpallet anti-kushtetuese për shkak të votës së deputetit Etem Arifit, i dënuar për korrupsion.

“Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës do të mbajë seancë dëgjimore publike, të mërkurën, më 2 dhjetor 2020, duke filluar nga ora 10:00, në të cilën do të shqyrtohet kërkesa KO95/20, që për objekt të shqyrtimit ka: “Vlerësimin e kushtetutshmërisë së Vendimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës Nr.  07/V-15, të miratuar më 3 qershor 2020, përkitazi me zgjedhjen e Qeverisë së Kosovës””, thuhet në njoftimin e Kushtetueses./UBTNews

Exit mobile version