UBT News

Kushtetuesja publikon vendimin, pritet caktimi i datës së zgjedhjeve

Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka publikuar aktgjykimin e plotë lidhur me votimin e Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga Avdullah Hoti.

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar Qeverinë Hoti duke vendosur se vota e deputetit Etem Arifi, që ishte i dënuar me vendim të prerë gjyqësor, ishte e pavlefshme. Kushtetuesja ka dërguar vendin në zgjedhje që duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë që nga dita e shpalljes së tyre.

“Rrjedhimisht, duke u bazuar në gjuhën e qartë të nenit 71.1 të Kushtetutës në ndërlidhje me nenin 29.1 (q) të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, si dhe nënparagrafit 6 të paragrafit 3 të nenit 70 të Kushtetutës, Gjykata konsideron se asnjë person nuk mund të fitojë dhe mbajë mandat të vlefshëm të deputetit nëse është i dënuar për vepër penale sikurse parashihet me këto dispozita, me vendim gjyqësor të formës së prerë, nëse kundër tij/saj ka një vendim dënues që është në fuqi në Republikën e Kosovës”, thuhet në aktgjykimin e plotë./UBTNews

Exit mobile version