Gjykata Kushtetuese ka njoftuar se ende nuk ka marrë ndonjë vendim sa i përket kërkesës së Listës Serbe rreth formës së zgjedhjes së nënkryetarëve të Kuvendit nga radhët e komuniteteve jo shumicë.
Nga Kushtetuesja kanë thënë se kjo kërkesë është ende në shqyrtim.
“Kjo lëndë është në procedurë të shqyrtimit nga Gjykata. Vendimi do të merret pasi që të shqyrtohen të gjitha aspektet kushtetuese të pretendimeve të bëra në kërkesë nga pala parashtruese, në përputhje me Kushtetutën, Ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe Rregulloren e punës së Gjykatës”, thuhet në njoftim./S.K/EO/
