Ankesën e Listës Serbe për ndarjen e ministrive në Qeverinë Kurti, e ka hedhur poshtë Gjykata Kushtetuese.
Lista Serbe më 29 mars ishte ankuar se Qeveria Kurti nuk ia kishte dhënë dy ministri komunitetit joshumicë serb.
Në vendimin e Kushtetueses thuhet se për qëllime të kushtetutshmërisë së përbërjes së qeverisë, bazuar në nenin 96 të Kushtetutës, në qeveri duhet të jenë së paku një ministër nga komuniteti serb dhe një ministër nga komunitetet e tjera jo shumicë.