Para se të bëhej një nga yjet më të njohur të Hollywood-it, George Clooney mori një këshillë që do t’i mbetej mend për dekada. Fjalët e mençura erdhën nga legjenda Paul Newman.
Takimi i tyre i parë ndodhi gjatë xhirimeve të filmit Mesazh në një shishe (1999). Clooney, i njohur atëkohë si Dr. Doug Ross në Urgjencë, ndaloi me një karrocë golfi për t’u përshëndetur me Newman. Megjithatë, Newman nuk kishte idenë se kush ishte ai.
“Ai nuk dinte se kush isha unë, por të gjithë ata që vinin me karroca golfi thoshin, ‘Hej, George’. Pak nga pak, ai kuptoi se kisha një farë suksesi në industri,” rrëfeu Clooney për The New York Times.
Në një bisedë të hapur me Jay Kelly, bashkë-yllin Adam Sandler dhe regjisorin Noah Baumbach, Clooney tregoi se Newman i tha një gjë që ia ndryshoi perspektivën: “George, mos i lejo të të mbajnë brenda,” – duke i sugjeruar që të mos izolohej për të ruajtur privatësinë.
64-vjeçari pranoi se ishte i tunduar të qëndronte brenda dhe të shmangte vëmendjen, por fjalët e Newmanit i dhanë një këndvështrim të ri:
“Tendenca ime ishte të qëndroja brenda, por kur e dëgjova Newmanin, gjithçka mori kuptim menjëherë.” /A.Z/UBT News/
