UBT News

Kush është Sabra e Marvel, personazhi shumë i diskutueshëm dhe i urryer së fundi?

Marvel do të debutojë ndoshta personazhin e tyre më të diskutueshëm deri më tani në 2024.

Krijuar nga Bill Mantio dhe Sal Buscema, Sabra, emri i vërtetë Ruth Bat-Seraph, u shfaq për herë të parë në The Incredible Hulk të vitit 1981. Ajo është në gjendje të transferojë një pjesë të “energjisë së saj të jetës” te një qenie tjetër për t’i ndihmuar ata të shërohen më shpejt nga lëndimi ose lodhja. Ajo është një agjente e Mossad-it, Shërbimit Sekret izraelit, dhe është e trajnuar për të luftuar. Në thelb, ajo është homologja izraelite e Captain America, misioni i të cilës është t’i shërbejë vendit të saj sa më mirë që mundet.

Megjithatë, ekzistenca e personazhit ka qenë e mbushur me shqetësime dhe akuza për ideologjitë sioniste.

Mosmarrveshjet izraelito-palestineze kanë rrënjët në fund të shekullit të 19-të – fillimi i shekullit të 20-të, kur përpjekjet e britanikëve për të krijuar një atdhe hebre në territorin palestinez ndezën tensionet midis hebrenjve dhe palestinezëve vendas arabë, të cilat vazhdojnë sot e kësaj dite e që fatkeqësisht kanë rezultuar në viktima masive, sidomos nga pala palestineze.

Sabra nuk është pëlqyer as për pamjen e saj dhe as mënyrën në të cilën ajo flet për njerëzit arabë si në thelb terroristë dhe kasap. Për shumë vite, personazhi kishte veshur një kostum të bardhë me yllin e Davidit blu. Ndërsa në dukje e padëmshme, sigurisht për shumicën e lexuesve në SHBA, kostumi u pa si shpërfillje e hapur ndaj palestinezëve arabë dhe historisë së tyre prej kohësh.

Për më tepër, në numrin e saj debutues, Sabra sheh trupin e një djali arab të vdekur dhe “për herë të parë”, i cilëson arabët si qenie njerëzore – rrëfim ky shumë tronditës për standardet e sotme!

Ndërsa në tregimet më moderne ajo ka hequr dorë nga veshjet nacionaliste, personazhi ka pasur ende një evolucion relativisht të ndenjur gjatë dyzet viteve të fundit, duke mos vënë kurrë në dyshim shtetin, duke mos u lodhur asnjëherë me atë që shteti kërkon prej saj.

Ndërsa në periudha të ndryshme ajo ka ndërvepruar me Iron Man dhe X-Men, siç thotë The Daily Beast: “Kjo, në fund të fundit, është tragjedia e Sabrës: Ajo u krijua për të përfaqësuar një Izrael që nuk mund të ndryshojë kurrë, kështu që, ajo nuk mund të ndryshojë. Ajo nuk është gjë tjetër pos një vajzë e Izraelit, një treguese lundruese e ‘kompleksitetit gjeopolitik’ dhe një lodër që Marvel përdor për të përballuar një konflikt të gjerë, realiteti i të cilit është shumë i shëmtuar për t’u përfytyruar sinqerisht”.

Mbetet për t’u parë nëse Marvel mund të gjejë një mënyrë për të treguar një histori bindëse ku ky personazh meriton të përfshihet në standardet e sotme duke dhënë respektin dhe konsideratën e nevojshme për ata qytetarë që ajo gjoja përfaqëson./UBTNews/

Exit mobile version