Alvin Bragg bëri histori në 2021 si i pari burrë me ngjyrë që u zgjodh prokuror i qarkut të Nju Jorkut.
Ai ka lindur dhe është rritur në lagjen Harlem të Nju Jorkut gjatë “epidemisë së kokainës” në vitet 1980.
Avokati i arsimuar në Harvard është i specializuar në çështjet e krimit të “jakave të bardha” dhe çështjet e të drejtave civile, përfshirë përfaqësimin e familjes së Eric Garner, një burrë me ngjyrë që vdiq në duart e policisë së Nju Jorkut në 2014.
Ai ka pohuar se ka ndihmuar të padisë administratën Trump më shumë se 100 herë në mandatin e tij katërvjeçar. Ai gjithashtu udhëhoqi padinë e Nju Jorkut kundër producentit të filmit Harvey Weinstein.
Ai është prokurori i parë – në nivel federal, shtetëror dhe lokal – që ka ngritur padi penale kundër një ish-presidenti amerikan.
Bragg, 49 vjeç, mori përsipër hetimin e udhëhequr nga zyra e Prokurorit të Qarkut të Manhattanit dy vjet më parë./UBTNews/