UBT News

Kush është lideri i ri Skocisë, Humza Yousaf?

Humza Yousaf është zgjedhur për të pasuar Nicola Sturgeon si kreu i SNP-së dhe ministri i parë i ardhshëm i Skocisë. Ai shihej gjerësisht si kandidati i preferuar i SNP – duke përfshirë edhe vetë zonjën Sturgeon.

Ai është padyshim më me përvojë nga tre pretendentët e lidershipit, pasi ka shërbyer në qeveri që nga viti 2012 në role, si sekretar i Drejtësisë dhe ministër i Transportit.

Ai është i vetmi nga tre pretendentët që ka thënë se do të sfidojnë bllokimin e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për reformat kontroverse të njohjes gjinore në gjykata, duke argumentuar se pavarësia do të fitohet vetëm nëse partia vazhdon të shtyjë “vlerat progresive”.

Yousaf është distancuar nga plani i Sturgeon për të përdorur zgjedhjet e ardhshme si një referendum de fakto, duke thënë se ai në vend të kësaj do të kërkonte të ndërtonte një “shumicë konsistente” në favor të pavarësisë dhe “nuk është mjaft e mirë që të ketë sondazhe që vendosin mbështetjen për pavarësinë me 50% ose 51%”.

Duke folur për emisionin e së dielës në BBC me bazë në Skoci, z. Yousaf këmbënguli se ai “do t’i bënte gjërat sipas mënyrës së tij”.

Yousaf shtoi: “Unë kam shumë admirim, për punën e shkëlqyer që ka bërë Nicola Sturgeon si ministre e parë”.

Kur 37-vjeçari të konfirmohet si ministri i parë i Skocisë, ai do të hyjë në histori si lideri i parë i pakicës etnike i një qeverie të decentralizuar dhe i pari mysliman që do të udhëheqë një parti të madhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Babai i tij është me origjinë nga Pakistani dhe emigroi në Skoci me familjen e tij në vitet 1960, ndërsa nëna e tij ka lindur në një familje të Azisë Jugore në Kenia dhe z. Yousaf shpesh ka folur për abuzimet raciste që ai ka marrë./UBTNews/

Exit mobile version