UBT News

Kush është gazetarja që u vra gjatë sulmeve me raketa në Kiev?

Vira Hyrych ishte një gazetare ukrainase 55-vjeçare për transmetuesin Radio Evropa e Lirë. Trupi i saj i pajetë u gjet mëngjesin e sotëm nën rrënojat e shtëpisë pasi një raketë goditi shtëpinë e saj në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, të enjten, sipas një deklarate nga stacioni radiofonik.

“Një person i mrekullueshëm na la”, tha kolegu i saj, Oleksandr Demchenko.

Sulmet raketore ruse erdhën ndërsa shefi i OKB-së, Antonio Guterres po qëndronte për vizitë në Kiev për bisedime me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky./UBTNews/

Exit mobile version