Sllovenia ka emëruar Anzhej Frangesh të dërguar të saj për Ballkanin Perëndimor. Anzhej Frangesh është ambasadori i parë rezident i Sllovenisë, i cili mori detyrën e tij në Bullgari më 11 qershor të vitit 2018.
Më 24 maj 2018, Presidenti i Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor, emëroi Anzhej Frangesh, ambasador të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Sllovenisë në Republikë të Bullgarisë.
Ai i ishte bashkuar Ministrisë së Punëve të Jashtme në vitin 2003. Gjatë punës së tij në atë ministri, nga viti 2005 deri në vitin 2009, ai u dërgua në Ambasadën e Republikës së Sllovenisë në Beograd, ku u fokusua në bashkëpunimin dypalësh ndërmjet Sllovenisë dhe Serbisë dhe nga afër pasoi çështjen e Kosovës. Në vitin 2011, ai u dërgua në EULEX Kosovë.
Për tre vitet e ardhshme, nga 2011-ta, ai kreu detyrat e zyrtarit Rajonal Ndërlidhës për Beogradin dhe Prishtinën dhe, ndërmjet 2014 dhe 2016, ai ishte i angazhuar si pjesë e Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm – Delegacioni i BE-së në Beograd, me fokus në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Pas kthimit në Slloveni, ai shërbeu si këshilltar i Kryeministrit për Punët e Jashtme, derisa mori detyrën e ambasadorit në Bullgari.