Që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979, Irani ka pasur forma të ndryshme të policisë morale për të trajtuar çështjet sociale që shihen si “vija të kuqe” nga themelimi, si veshja e hixhabit nga gratë dhe çështja e shoqërimit të burrave dhe grave.
Aktualisht Gasht-e Ershad (Patrullat Udhëzuese) – policia e moralit e cila u bë edhe më popullore pas vdekjes së Mahsa Aminit, është agjencia kryesore e ngarkuar me zbatimin e kodit islamik të sjelljes në Iran. Ata janë të angazhuar që të garantojnë respektimin e rregullave strikte sipas të cilave gratë duhet të mbulojnë flokët dhe trupin.
Ata janë të autorizuar të paralajmërojnë të dyshuarit ose edhe të arrestojnë ata që nuk i respektojnë këto rregulla. Vitet e fundit, grave shofere u janë dërguar mesazhe dhe madje kanë pranuar edhe thirrje për shkelje të rregullave të shamisë gjatë ngasjes së makinës.
Policia e moralit, megjithatë, nuk është e vetme në promovimin e hixhabit: 26 organizata, përfshirë disa ministri dhe transmetuesi shtetëror, janë përgjegjëse për zbatimin e të gjitha rregulloreve.
Presidenti Ebrahim Raisi prezantoi kufizime të reja në fillim të këtij viti, përfshirë këtu edhe dënime me burg për çdo iranian që poston përmbajtje në internet kundër rregullave të hixhabit./UBTNews/