UBT News

Kusari për Indeksin e Reporterëve Pa Kufij: Njollë e zezë mbi vendin tonë

Flutura Kusari, juriste e të drejtës së medias deri sa ka folur për Indeksin e Reporterëve Pa Kufij ka thënë se përkeqësimi i lirisë së medias në Kosovë është njollë e zezë për vendin tonë.

Kusari ka thënë se duke u bazuar në këtë raport gazetaria po bëhet vështirë e më vështirë për çka ka thënë se duhet të ndërrohet patjetër qasja.

“Raporti është një njollë e zezë mbi vendin tonë e cila do duhej shumë kohë për tu hekur reflekton realitetin reflekton sulmet e paprecedenta ndaj Klan Kosovës përmes Projektligjit të KPM-së, ndaj RTK-së, ndaj KPM-së të cilat janë bërë nga ana e pushtetit përgjatë vitit të kaluar jemi në një situatë alarmante jemi në një situatë ku sulmi ndaj lirisë së medias ndaj gazetarëve është bërë normaliteti i ri dhe shpresoj shumë që ky raport do të detyrojë njerëz në pushtet si Lëvizjen Vetëvendosje por edhe Guxo që të reflektojë dhe të fillojë me një qasje të re. Në të kundërtën ndonëse gazetaria është ende e mundur në Kosovë do bëhet vështirë dhe më vështirë nëse vazhdohet me qasjen e njëjtë”, ka thënë Kusari.

Juristja e të drejtës së mediave, Flutura Kusari ka thënë po ashtu se ky është raporti i katër brenda shtatë-tetë muajve që Kosovën e paraqet kaq negativisht. Prandaj sipas saj, pika e parë që do duhej të ndodhte është dialogu mes qeverisë, parlamentit dhe shoqërisë civile.

“Ky është raporti i katër brenda shtatë tetë muajve që neve na qet kaq negativisht dhe është vlerësimi më negativ në dekadën e fundit, pika e parë që do duhej të ndodhte është dialog mes qeverisë, parlamentit dhe shoqërisë civile ne jemi në një situatë ku qeveria dhe parlamenti nuk duhen as të flasin me shoqërinë civile i nënvlerësojnë i ofendojnë i shajnë i fyejnë kështu që e para është që të ulem në një tavolinë dhe të diskutojmë për hapat që duhet ndërmerren dhe pastaj secila iniciativë duhet të bëhet duke respektuar rolin e shoqërisë civile gjë që nuk është duke ndodhur tani dhe nëse nuk e kemi këtë reflektim nuk do kemi përmirësim në vitin e ardhshëm”, ka thënë Kusari.

Ajo ka theksuar po ashtu se duhet të kemi reflektim urgjent dhe serioz nga ana e njerëzve në pushtet për ta rregulluar këtë situatë.

“Ne kemi qenë gjithmonë të parët në listë sa i përket rangimit të rajonit ndërsa tani i jemi afruar Bosnjës dhe Serbisë edhe Shqipërisë bile Shqipëria dallon. Kështu që është treguar fakti që ne jemi afruar Bosnjës që konsiderohet shtet me problematika të mëdha dhe me Serbinë kur nuk ka liri të mediave dhe kjo dihet botërisht. Kështu që edhe kjo duhet të jetë një indikator shtesë përse duhet të kemi reflektim urgjent dhe serioz nga ana e njerëzve në pushtet”, ka theksuar Kusari.

Exit mobile version