Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se rezoluta e Kuvendit ka rikonfirmuar vullnetin e të gjitha partive politike, në raport me një proces që shkel sovranitetin e Kosovës.
“Rezoluta e Kuvendit ka rikonfirmuar vullnetin e të gjitha partive politike, në raport me një proces që shkel sovranitetin e Kosovës. Votimi për zgjedhjet qofshin ato parlamentare apo siç ishte me referendum të një shteti tjetër është i paraparë, ekzistojnë metoda se si votohet, votohet me shkuarje në shtetin ku mbahen zgjedhjet, me postë apo në zyret e atij shteti”, tha ajo.