U.d shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, tha se Qeveria e PAN-it e ka pritur Listën Serbe pesë orë për prezantimin e programit qeverisës, raporton Ekonomia Online.
“Të flasim vetëm për një fakt një adresim të ministrit i cili është sekret, por dul nga një ministri dhe të bëhen hije të zeza mbi qeverisjen aktuale. Ende më e keqe është kur gratë sulmojnë gratë, përderisa fliste kolegia ime nga opozita thonin që s’ka vendosur ajo por e ka shitur axhani vetëm, ju që ishit bashkë qeveria PAN-it a e mbani mend kur e ka prezantuar Haradinaj programin qeverisës keni pritur 5 orë Listën Serbe me ardh prej Beogradit”, tha Kusari-Lila.