UBT News

Kusari-Lila: Marrëveshjet ndërkombëtare të kthehen në votim kur të krijohen kushtet

Lëvizja Vetëvendosje propozoi sot mocion procedural që marrëveshjet ndërkombëtare të spostohen deri në momentin kur të plotësohen kushtet për votim.

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila u shpreh që në mungesë të votave të vazhdohet me trajtimin e projektligjit anti-doping.

“Propozoi mocionin procedural që pikat e rendit të ditës 5.6 dhe 7 të të spostohen deri në momentin kur të jemi në sallë 80 deputetët për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe të fillojmë në trajtimin e projektligjit anti-dopingun”, tha ajo.

Në këtë seancë të sotme në rend dite ishin këto tri marrëveshje ndërkombëtare: Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në Kosovë, votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për Projektin -korniza e qyteteve të gjelbërta 2 dritarja 2 – efiçienca e energjisë në ndërtesa publike në Prishtinë, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, dhe Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për Projektin-efiçienca e energjisë në ndërtesa publike në Prizren, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Exit mobile version