Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se biseda e publikuar dje mes saj dhe ish-nënkryetarit të Listës serbe, terroristit Millan Radoiçiq është e fabrikuar.
Ajo akuzoi opozitën se po tentojnë ta linçojnë atë dhe t’ia humbin kredibilitetin qeverisë Kurti, derisa theksoi se s’ka pasur asnjë bisedë me Milan Radoijçiq për pagën minimale në Kosovë. Përkitazi me këtë, ajo theksoi se Radoiçiq është përndjekur në Kosovë dhe s’ka shansa të kthehet në Kosovë, përveç duar-lidhur. Duke iu drejtuar deputetëve opozitarë, ajo përmendi publikimin e disa fotove të përurimit të shtëpisë së Milan Radoiçiq, dhuratat që i janë bërë fëmijëve të Radoiçiqi nga siç tha ajo zyrtarë dhe udhëheqës.
“Për keqardhje është të dëgjosh në Kuvendin e Kosovës, jo vetëm shpifje, fabrikim por gjithashtu edhe nxitje dhe cytje për urrejtje dhe linçim. Tash ajo çka dua të them është se këtu duhet të jenë një ose dy argumente kryesore që grupi parlamentar i PDK-së i ka në këtë hallë. E para është se në asnjë formë ose mënyrë nuk po mundeni me pasqyruar ose atribuuar bashkëpunimin që e keni pas ju me Listën Serbe dhe barazu. Prandaj po duhet me shku me shpifje dhe falsifikime. Ndërsa e dyta është fakti që aq shumë po iu mungojnë se nuk janë prezentë këtu se 28 muaj me qeverinë Kurti. Kuvendi po funksionon pa Listën Serbe, ndërsa ju në pamundësi me i pas ata me iu ndihmu po fabrikoni. Çka bëni ju i thirrni bashkëpunëtorët, bashkëpronarët e Millan Radoiçiqit për me fabriku materiale dhe me i sjell ata këtu”, tha ajo.
Kusari-Lila akuzoi edhe deputetin e PDK-së, Bekim Haxhiu, që sipas saj përmes kompanisë “Lirigzoni” ka marrë mbi 2 milionë euro të punëve që i ka kryer në veri.
Derisa po fliste ajo deputeti i pavarur Haki Abazi vendosi disa shirita të policisë rreth foltores së Kuvendit ku po fliste ajo.
“A ju kujtohet bashkëpunimi dhe përurimi i shtëpisë. Kjo çka ka dal dje është fabrikë i plotë. Imagjinoni kur të dalin fotot e përurimit të shtëpisë së Radoiçiqit. Imagjinoni kur të dalin dhuratat për fëmijët e Radoiçiqit nga zyrtarë dhe udhëheqës. Imagjinoni kur të dalin kush e ka vizituar dhe kush ka pasur biznese…Një kompani në pronësi “Lirigzoni” të deputetit të juaj zotëri Haxhiu, mbi dy milionë euro të tërhequra të pareve të punëve drejtpërdrejtë në veri. Çka po kujtoni ju se këto si fakte munden me u gjuajt nalt e poshtë. Lista Serbe se ka asnjë ndikim të vetme në Kuvendin e Kosovës, prej qershorit të vitit 2022. Ajo bisedë dje është tërësisht e fabrikuar. Rasti është në polici”, theksoi Kusari-Lila.
Sa i përket kërcënimit të PDK-së se nuk do të merr pjesë në asnjë votim në Kuvend derisa Kusari-Lila të jetë shefe e deputetëve të LVV-së.