Ajo pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit tha se përmbajtja e draftit të parë përkatësisht pikave kryesore, janë në përputhje me Kushtetutën.
“Ne si Grup Parlamentar jemi të informuar për përmbajtjen e draftit të parë përkatësisht pikave kryesore të cilat janë në përputhje me Kushtetutën, por gjithashtu që nuk janë në versionin final. Kështu që kjo është një çështje në proces. Nuk kemi të bëjmë me diçka të finalizuar ende. Po ashtu nuk ka pasur nënshkrim të marrëveshjes në Bruksel. Ndërsa, për me tutje mbetet të shihen hapat se si do të koordinohen edhe me ndërmjetësit e BE-së”, theksoi ajo.
Deputetja Kusari Lila ka folur edhe për shtesat e rrezikshmërisë për policët, e cila paralajmëroi se me buxhetin e vitit 2024 do të ketë rritje të koeficientit për paga, që aktualisht është 105 euro.
Ajo tha se për shtesat e propozuara nga qeveria, këto sipas janë edhe mundësitë e buxhetore.
“Ajo çka është diskutuar shumë herë edhe në GP, por edhe gjatë trajtimit të Ligjit të pagave, çështja e koeficientit dhe rrezikshmërisë së policisë, është thënë se shtesat të cilat janë kërkuar janë përfshirë në koeficient. Qysh në muajin shkurt është thënë se paga bazë e zyrtarëve policorë e gjithashtu edhe të shumë kategorive të tjera që janë njësitë e reagimit, qofshin zjarrfikësit apo punëtorët tjerë, tashmë janë në kuadër të koeficientit. Është e vërtet se kjo shumë e cila ka dalë në llogari me pagën bazë është barazuar me atë që ka qenë me shtesa. Megjithatë dallimi përmbajtesor është që kontributet për skemën pensionale tashmë janë në rritje… Këto janë mundësitë buxhetore të cilat I ka ofruar qeveria e Kosovës. Me buxhetin e vitit 2024 parashihet rritja e koeficinetit me buxhet dhe për këtë më shumë detaje do të jep edhe ministri Financave, në momentin kur të miratohet buxheti në Qeveri. Prandaj, prapë do të ketë reflektim për gat e të gjithë punëtorëve të sektorit publik, përfshirë edhe policinë e Kosovës”, tha Kusari Lila.
Ndërsa, sa i përket grevës së minatorëve, ajo tha se është e panevojshme.
“Kërkesat e minatorëve kanë kaluar paksa në një stad të çuditshëm. Kur ka filluar greva ka qenë çështja e pagave, pastaj është fokusuar kërkesa për shkarkimin e kryeshefit dhe për këtë çështje përgjegjës janë Bordi i ndërmarrjes Trepça, nuk është Kuvendi i Kosovës, por është Ministria e Ekonomisë dhe Qeveria. Por, që situatën aktuale ne e shohim të panevojshme dhe një grevë”, tha ajo.