UBT News

Kusari-Lila bën thirrje për vaksinim

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila bëri thirrje që urgjentisht të gjithë të vaksinohen, pasi siç thotë ajo situata është përkeqësuar.

“Kam dëgjuar shpesh arsye nga më të ndryshme nga qytetarët se pse nuk vaksinohen, vaksinimi nuk ndalohet për gra shtatzëna, vaksinimi nuk lë pasoja andaj së paku merrni dozën e parë, sepse është e vetmja formë që të ndalojmë përhapjen e pandemisë, lus imamët, kryetarët e komunave, koleg deputetë që të promovojmë procesin e vaksinimit dhe të ndalojmë tubimet dhe mbledhjet e panevojshme. Në të infektuarit ka edhe fëmijë, varianti Delta po shpërndahet shpejtë dhe është i rrezikshëm, andaj mos luani me jetën e fëmijëve, sepse vaksina shpëton jetë”, tha Kusari-Lila.

Exit mobile version