Deputetët Kuvendit të Kosovës në seancën e sotme dënuan agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës, dhe për këtë parlamenti është duke mbajtur seancë me pikën e rendit “propozim rezolutë e Kuvendit të Republikës së Kosovës në mbështetje të Ukrainës dhe popullit të saj në rezistencë ndaj agresionit rus”.
Shefja e Grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila bilanci i luftës në Ukrainë është i dhimbshëm, derisa pamjet e luftës nga Ukraina, ajo ka krahasuar me ato të Kosovës në luftën e fundit.
Deputetja Kusari Lila në seancën e sotme, presidentin rus Vladimir Putin e ka krahasuar me ish-liderin Serbisë, Sllobodan Millosheviq.
“Sot kur kemi hyrë në ditën e tetë të agresionit rus ndaj Ukrainës, sipas shërbimit të emergjencës së këtij vendi bilanci i luftës tregon për mbi dy mijë civil të vrarë, një milion refugjatë, goditje dhe shkatërrime të spitaleve, kopshteve të fëmijëve dhe shtëpi rezidenciale. Raketat goditen edhe spitalet për lindje, memorialin përkujtimor të Holokaustit, kullën televizive në Kiev dhe shumë institucione dhe objekte të tjera qeveritare. Derisa po flasim ne këtu në rrugët në të gjitha qyteteve të Ukrainës po luftohet. Pamjet e luftës nuk janë diçka e pa njohur për ne dhe as për shtetet tjera në Ballkan. Skenari i agresionit rus ndaj Ukrainës sot ka të njëjtën frymë sikur skenari i gjenocidit të Slobodan Milosheviqit në Ballkan. Vladimir Putin, sot sikur dikur Slobodan Milosheviq përdorë çdo mjet propaganda dhe gënjeshtre për ta arsyetuar agresionin e vet”, u shpreh ajo.