UBT News

Kusari-Deliut: Në rajonin e Drenicës ka më së shumti dhunime, ju s’e votuat ligjin për personat e dhunuar

Shefja e Grupit Parlamentare e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar pas deklaratës të deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, e cila ka thënë se deklarata e saj u keqinterpretua qëllimisht dhe se në asnjë moment nuk i ka cilësuar të dënuarit që vuajnë burgim në Maqedoni, si terrorist.

Kusari-Lila ka theksuar se nuk është hequr asnjë pjesë e deklaratës së Deliut.

“Si e para gjëja me e keqe që një grua mund ta bëjë në politikë është të mos mbështes një grua tjetër. Andaj, ky deklarim i imi ndaj deklaratave të rrejshme të saj është tërësisht parimor. Nuk ka pasur ndërprerje të fjalëve të saj. Asnjë pikë nuk është ndryshe nga fjalët e saj. Reagimet nuk kanë ardhur nga militantë dhe aktivistë të këtij LVV, por nga njerëzit qëllim mirë të këtij vendi që nuk e shohin UÇK-në si organizatë terroriste. Ata që janë sot në Kumanovë nuk janë të LVV-së janë të gjitha partive janë edhe të AAK-s

edhe të PDK-së”.

“Nuk është hera e parë që znj. Deliu Kodra e sulmon luftën. Ajo vjen nga rajoni i Drenicës përderisa këtu në Kuvend ka votuar kundër ligjit për personat e dhunuar. Numri më i madh i personave të dhunuar është në Drenicë dhe në Dukagjin, ajo gjithashtu ka votuar për Gjykatën Speciale përkundër faktit që sot këtu ngritet gishti dhe akuzohen të tjerët”.

“Unë prita një mohim tjetër nga ajo, se ajo tha atë ditë që u shpif. Nuk e mohoi që motra e saj punon në prokurim të Kuvendit në kontrata të mëdha, ajo sot nuk e mohoi se vëllau i saj punon në zyrën e prokurimit të RTK-së, nuk e mohoi që dhëndri i saj është në OSHP. A të gjitha këto në emër të vlerave të luftës? A janë të gjithë pjesëtarë të luftës të punësuar në Kuvend në zyre të prokurimit? A janë të gjithë të punësuar në RTK apo të gjithë kanë qasje në organin e shqyrtimit të prokurimit publik? Jo, për arsye se në emër të luftës keni abuzuar, për arsye se në emër të luftës keni ndjell të pavërteta”,ka thënë Kusari-Lila.

Exit mobile version