UBT News

Kurz: Kush do ta organizonte dialogun nëse jo BE-ja – Rusia, Turqia apo Kina?

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi duhet të organizohet nga Bashkimi Evropian, ose përndryshe do të mbetet në drejtimin e Rusisë, Kinës ose Turqisë.

“Është qenësore që Bashkimi Evropian ta përkrahë dhe ta dërgojë përpara këtë proces. Përndryshe, kush do ta organizonte këtë proces – Rusia, Turqia apo Kina? Çdo ditë e më shumë kemi interesa gjeopolitike në Ballkanin Perëndimor, prandaj sipas pikëpamjes time ky rajon asesi nuk guxon të zhduket nga radari i BE-së. Në këtë aspekt dialogu Prishtinë-Beograd, ndonëse jo kryesorja, është shtylla thelbësore”.

Kurz, pas Samitit të Ballkanit Perëndimor në Vjenë, ka deklaruar se nuk ka momentum të ri në dialog, njofton Klankosova.tv.

“Unë nuk po shoh që ka momentum të ri, por këtu kemi edhe pikën e dytë që është fort e rëndësishme dhe ajo është që nuk ka tjetër alternativë. Do të ishte gabim që të hiqet dorë nga procesi vetëm pse ai është fort i zorshëm. Pikërisht në momentin kur duket se ka shumë vështirësi, atëherë duhet më shumë energji dhe investime në proces. Për këtë e falënderoj Mirosllav Lajçakun [Emisari Special i BE-së për Dialogun]”.

Exit mobile version