UBT News

Kurz: Austria nuk do ta përdorë vaksinën ruse pa aprovimin e Agjencisë Evropiane të Barnave

Antalya, TURKEY - August 11, 2020. The Covid-19 coronavirus vaccine produced in Russia named Sputnik-V.

Austria nuk do ta përdorë vaksinën ruse, Sputnik V, pa aprovimin e Agjencisë Evropiane të Barnave. Kështu deklaroi të hënën kancelari austriak, Sebastian Kurz.

Austria ka nisur negociatat me Rusinë për të blerë 1 milion doza të vaksinës antiCOVID, por urdhëri ende s’është dhënë.

“Shpresojmë që së shpejti do të aprovohet nga Agjencia Evropiane e Barnave sepse çdo dozë shtesë e vaksinës do të na shpëtojë jetë”, deklaroi Kurz në një proponcim, teksa shtoi se janë pajtuar ta bëjnë porosinë.

Sidoqoftë, shkencëtarët thonë se kjo vaksinë është gati 92% efektive në luftimin e COVID-19.

Shumë zyrtarë evropianë ende kanë shqetësime në lidhje me synimet e Rusisë në eksportimin e saj në dhjetra vende, kur ajo ende nuk ka vaksinuar pjesën më të madhe të popullsisë së saj.

Vetëm dy shtete tjera evropiane, Hungaria dhe Sllovakia kanë porositur vaksinën Sputnik V, dhe madje Hungaria ka filluar vaksinimin e popullsisë me këtë vaksinë.

Kurse në Sllovaki, çështja është aq e diskutueshme saqë shkaktoi një krizë politike që nxiti kryeministrin Igor Matoviç të japë dorëheqje muajin e kaluar./UBTNews

Exit mobile version