Kryesuar nga kryeministri Albin Kurti, është mbajtur takimi i parë i Komitetit Ndërministror për koordinimin e procesit, përzgjedhjen e projektit dhe monitorimin e zbatimit të projektit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, raporton Ekonomia Online.
Kurti me këtë rast tha se këtë projekt do ta trajtojnë siç e meriton me seriozitet të lartë. Madje ai tha se si kryeministër do ta bëjë realitet rregullimin e këtij kompleksi, projekt ky që sipas tij, nuk u bë për vjet me radhë.
“Projektin kemi vendosur ta trajtojmë në nivelin e seriozitetit më të lartë. Si kryeministër do ta bëjmë realitet atë që se realizuan vite me radhë”.
“Koncepti i paraprinë projektit. Tërësia e monumenteve të një vendi janë historia e tij ”.