Ai vlerësoi marrëdhëniet vëllazërore mes dy shteteve, duke theksuar rëndësinë e thellimit dhe avancimit të bashkëpunimit tonë.
Në takim u diskutua mbi rajonin e Ballkanit Perëndimor, ku bashkëpunimi midis shteteve duhet të jetë i bazuar në demokraci e siguri, në orientimin dhe vlerat e NATO-s dhe BE-së.
Kryeministri Kurti veçoi marrëveshjet mes Kosovës dhe Shqipërisë, zbatimi i të cilave forcon marrëdhëniet tona dhe i sjellë qytetarët më pranë njëri-tjetrit.
“Ato kanë ndikim të drejtpërdrejtë e pozitiv në jetën e tyre, të bizneseve e më gjerë”, tha ai.
Ndërsa, ambasadori Malaj shprehu përkushtimin e tij për të çuar më tej marrëdhëniet tona të shkëlqyera. Ai theksoi që ndihet i nderuar dhe i lumtur që do të shërbejë në Kosovë.
Ndryshe, marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, kanë sjellë nënshkrimin e gjithsej 184 marrëveshjeve, protokolleve e memorandumeve.