Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka reaguar ndaj një deklarate të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, i cili dje ka thënë se do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në OKB. Kurti theksoi se kjo përbën shkelje të propozimit evropian.
“Presidenti i Serbisë u zotua mbrëmë se do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në OKB. Kjo do të përbënte një shkelje të qartë të Artit. 4 të propozimit të BE-së. Normalizimi i marrëdhënieve është i mundur vetëm nëse të dyja palët negociojnë në mirëbesim. Serbia me sa duket ka vendosur të mos e bëjë këtë”, ka shkruar ai në Twitter.
Pas takimit në Bruksel më 27 shkurt, kryeministri Kurti ka konfirmuar se Kosova dhe Serbia e kanë pranuar propozimin evropian pa ndryshime, teksa ka bërë të ditur se bisedimet për zbatimin e saj do të zhvillohen së shpejti.