Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka përsëritur se Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës po qëndrojnë në pikëkalimet kufitare në Jarinjë e Bërnjak për të siguruar pikat tona kufitare.
Kurti në konferencë për media pas takimi me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se vendosja e masës së reciprocitetit me targat për Serbinë nuk është vendim i ri, njofton Klankosova.tv.
Kurti mes tjerash thotë se Kosovës nuk i intereson nacionaliteti i personave që janë në një makinë por me çfarë targa hyjnë në Kosovë.
“Mbi 10 mijë vetura që kanë hyrë në Kosovë nga ana e Serbisë nuk kanë pasur kurrfarë problemi që të marrin tabela të përkohshme dhe nuk ka pasur incidente në asnjë vend. Ku është Policia e Kosovës ka rend dhe ligj”.
“Duhet të kuptoni që 10 mijë vetura kanë hyrë dhe asnjë policë i joni nuk ka provokuar dhe të gjithë kanë bashkëpunuar me policinë dhe asnjëherë nuk janë hetuar se kush janë personat në ato vetura. Nuk ka intereson nacionaliteti por se me çfarë targa do të hyjnë”.
“Por Serbia e ka një kryetar që e mendon si në vitet e 90-ta. Unë jam i gatshëm të pranoj zgjidhjen e re që nënkupton gjithë përfshirjen dhe reciprocitetin. Nuk ka barazi pa reciprocitet unë kam ofruar një zgjidhje të tillë dhe le ta shohin se ne të dyja palët i largojmë targat e përkohshme dhe udhëtojmë me targa normale”.